Shefi i Grupit Parlamentart i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se nuk duhet shenjtëruar njerëzit në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Selimit, ata janë vetëm njerëz që punojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe do ta interpretojnë Kushtetuesen.
“Nuk duhet ne ta shenjtërojmë kaq shumë, ata janë njerëz që besojmë se do të nxjerrin vendim të drejtë. Gjykata Kushtetuese ka mandat të interpretojë Kushtetutën dhe jo të amandamentojë Kushtetutën. Nëse Kushtetuesja shkon përtej interpretimit atëhere ne nuk mendojmë ashtu”, tha Selimi.
Selimi më tutje tha se Vetëvendosje presin që Gjykata Kushtetuese të marr vendim të drejtë.
“Ne nuk mund të japim verdikt, ju kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese sepse ajo është e thirrur për atë punë, ne besojmë që do ta nxjerrin vendimin e drejtë”, tha ai në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/