Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka kapur panik për Gjykatën Speciale.
“Unë po e shoh njëfarë paniku të tij për Gjykatën Speciale, por çfarë paradoksi. Sot, në këtë situatë ku jemi, unë kam qëndrimin e njëjtë për Gjykatën Speciale sikur e kam pasë në 2015-ën, është e padrejtë ndaj U⌂K-së edhe sikur asnjë vendim të mos marrë kundër UÇK-së, vetë formimi i kësaj gjykate është kundër UÇK-së. Por, interesant tash më shumë ankohen ata që e kanë sjellë gjykatën sesa ne që e kemi kundërshtuar në atë kohë”, ka thënë fillimisht ai në emisionin Rubikon.
Selimi më tej ka thënë nuk beson që nuk është intervistuar nga Gjykata Speciale vetë Hashim Thaçi.
“Unë nuk i besoj që nuk është intervistuar Edhe unë kam mundur të mos e bëj publike. Gjykata askujt nuk ia bën publike. Varet nga personi që do ta bëjë ose jo publike intervistimin, nëse ka aktakuzë sigurisht se do të jetë publike. Ka disa gjëra që mund të negociohen, e disa jo. Thaçi mund të prolongojë, por jo të shpëtojë, por unë nuk i besoj që nuk është intervistuar. ”, ka thënë Selimi./Gazeta Sinjali/