Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar takimin e sotëm në Tiranë, që është mbajtur për “mini-shengenin ballkanik”.
Ai ka theksuar se në tavolinë nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungoi edhe Shqipëria.
“Në këtë tavolinë, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, ka shkruar Selimi në Instagarm. /Gazeta Sinjali/