image Selimi: LDK kanë qenë fer, Thaçi u kthye nga Amerika me arrogancë

Kosovë

Deklaratë/ Selimi: LDK kanë qenë fer, Thaçi u kthye nga Amerika me arrogancë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur për marrëdhëniet me partnerin e koalicionit LDK-në, duke thënë që “kanë qenë fer, nuk kanë bërë ndonjë gjë mbrapa shpine”, ndërsa për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “kur u kthye nga Amerika ështe sjellur me arrogancë”.

Selimi deklaroi që LDK-në dhe VV-në i bashkon qëllimi që taksa duhet të hiqet ndërsa presidenti Thaçi duhet të tregohet i përgjegjshëm dhe të ulet në tavolinë për të biseduar me kryeministrin Kurti.

“Presidenti duhet të jetë më i përgjegjshëm, do duhej t’i shihnim në tavolinë me kryeministrin Kurti. Kur u kthye nga SHBA-ja, një udhëtim pa takime të rëndësishme, kërkoi që të mblidhet kuvendi në orën 16:00 me një arrogancë siç ai di”, është shprehur Selimi në Rubikon.

Selimi gjithashtu theksoi që presidenti Thaçi është mësuar më herët që të përdorë Parlamentin e Kosovës si mjet për t’i mbuluar gabimet që bën jashtë vendit./ Gazeta Sinjali/