image Selimi: Kosova duhet të ketë sistem të qëndrueshëm të vettingut

Kosovë

Selimi: Kosova duhet të ketë sistem të qëndrueshëm të vettingut

news image

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova duhet të ketë një sistem të qëndrueshëm të vettingut.

“Tash dokumenti ekziston, dokumenti është gjithëpërfshirës se kanë marrë pjesë të gjithë hisedarët e drejtësisë, është udhëhequr nga shoqëria civile që është shumë pozitive. Kanë dalë me 4 propozime, njëri prej këtyre katër propozimeve duhet të implementohet”, tha Selimi për ksp.

Sipas tij, për ta zgjedhur njërin prej katër propozimeve duhet një raund i konsultimeve se cili është versioni më i mirë.

Unë mendoj personalisht që duhet ta kemi një sistem të qëndrueshëm të vettingut, do të thotë një vetting të përhershëm”, ka thënë tutje Selimi.

/Gazeta Sinjali/