image Ministri i Drejtësisë: Janë shtuar masat e pezullimit për keqpërdorim të punës nga zyrtarët ligjorë

Drejtësi

Ministri i Drejtësisë: Janë shtuar masat e pezullimit për keqpërdorim të punës nga zyrtarët ligjorë

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka raportuar sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku po diskutohet së bashku edhe me përfaqësues tjerë nga sistemi i drejtësisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i vendit për vitin 2020, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ai në këtë komision tha se ministria që ai e drejton i ka kushtuar kujdes të veçantë sfidave mbi korrupsionin si dhe bëri të ditur se janë shtuar masat për pezullimin e keqpërdorimit të punës të zyrtarëve ligjor.

“Ministria e drejtësisë është duke mbajt vazhdimisht takime dhe vlen të ceket që janë shtuar masa për pezullimin e keqpërdorimit te punës të zyrtarëve ligjorë” u shpreh Selimi.

Mes tjerash ai tha që procesi mbi sundimin e ligjit është në përfundimin, përcjellë Gazeta Sinjali.

“Procesi mbi sundimin e ligjit është në proces të përfundimit, jemi në konsultime shtesë bashkë me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe besojmë që shumë shpejtë rezultati do shihet” tha ministri Selimi.

Ai po ashtu përmendi edhe projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj që kanë për qëllim rregullimin e të drejtës pronësore për të huajt duke përcaktuar me ligj, mbrojtjen dhe strehimin e tyre.
Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, tha se kjo agjenci ka bërë një punë të mirë.

“Kemi pasur raste, por është bërë një punë e mirë, duke pasur parasysh rastet e viteve paraprake ka pasur një perfomancë të mirë” tha Havolli.
Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se në bazë të rekomandimeve të dala, ky institucion ka bërë disa reforma.

Ajo tha se në këto rekomandime janë përfshirë disa çështje: përfaqësimi i grave në politikat zbatuese, mangësitë e votimeve jashtë Kosovës, si dhe parregullsitë e tjera gjatë zgjedhjeve.

Daka e cilësoi këtë reformë zgjedhore produktive gjithmonë bazuar në rekomandime.

“Reforma zgjedhore është një mundësi e mirë dhe jemi duke u munduar që të bëjmë reforma shtesë në bazë të këtyre rekomandimeve të lartcekura”, tha Daka.

/Gazeta Sinjali/