Ish-këshilltari i kancelares Merkel dhe ambasadori aktual i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, si dhe kryedipolomati sllovak, Miroslav Lajcak janë dy emrat më të përmendur për t’u emëruar si përfaqësues special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, thotë se emërimi i ambasadorit gjerman, Christoph Heusgen, si përfaqësues i BE-së në dialogun me Serbinë do të ishte zgjedhje e mirë, pasi, sipas tij, Heusgen e njeh mirë rajonin dhe akterët poltik.
“Mediat në Kosovë po raportojnë se Christoph Heusgen, ish-këshilltar i kancelares Merkel dhe ambasadori aktual i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara është duke u konsideruar për t’u emëruar si përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Nëse është e vërtetë do të ishte një zgjedhje e shkëlqyeshme. Heusgen e njeh rajonin shumë mirë dhe akterët (politikë)”, ka shkruar Selimi në një postim në Twitter./GazetaSinjali/