image Selim Pacolli degradon me gjuhë ndaj banorit të BBV, Edonin e quan “beter”

Sociale

Selim Pacolli degradon me gjuhë ndaj banorit të BBV, Edonin e quan “beter”

news image

Edon Shileku që në Big Brother VIP Kosova hyri si Victoria Owns, zbuloi se Jakup Ferrin e ka pasur katragjysh.

Por, ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli duket se i ka “penguar” ky fakt prandaj e ka quajtur Edonin “beter”.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja, Selim Pacolli, ka degraduar me gjuhë ndaj Edonit, prandaj edhe shumica e komenteve te postimi i tij përmbajnë gjuhë ofenduese për aktorin.

Ndryshe kuptimi i fjalës beter nënkupton diçka të keqe, të shëmtuar apo diçka që s’ka vlerë.

Postimi i tij i plotë:

sp

Jakup Ferri ishte një udhëheqës ushtarak, patriot shqiptar nga Plava dhe anëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Edoni u tregoi disa banorëve me të cilët po qëndronte në oborrin e shtëpisë se Ferrin e ka katragjysh.

/GazetaSinjali/