image Selena Gomez tregon se cilat veti duhet t'i ketë mashkulli ideal për të

Bota e Yjeve

Showbiz/ Selena Gomez tregon se cilat veti duhet t’i ketë mashkulli ideal për të

news image

Aktorja njëherësh këngëtarja e njohur me famë botërore, Selena Gomez, së fundmi ka treguar se çka duhet të ketë mashkulli ideal.

Këtë ajo e ka bërë të ditur së fundmi në një intervistë për “Capital FM”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Më pëlqejnë situatat në grup. Ndihem më mirë nëse është dikush që e njoh nga dikush që njoh. Më pëlqen që dikush të arrijë tek unë në mënyrë natyrale. Dhe shpresoj që ai person të jetë vërtetë i interesuar për mua dhe jo për emrin tim. Kështu është shumë e vështirë, por zakonisht është mënyra më e mirë”, citohet të ketë thënë Selena gjatë intervistës.

Më tutje, ajo ka treguar se do të dëshironte të kishte në krahë një njeri të sinqertë, gallatë, jo arrogant, aventurier, por me këmbë në tokë dhe që nuk i pëlqen vëmendja e tepërt.

Kujtojmë se Selena Gomez ka pasur në të shkuarën disa lidhje që nuk rezultuan të suksesshme, madje marrëdhënia me artistin e njohur Justin Bieber ndikoi keq edhe në shëndetin e saj mendor./Gazeta Sinjali/