image “Më vodhën fëmijërinë”, Paris Hilton zbulon se është abuzuar seksualisht në shkollë

Bota e Yjeve

“Më vodhën fëmijërinë”, Paris Hilton zbulon se është abuzuar seksualisht në shkollë

news image

Paris Hilton ka folur së fundmi për një moment të trishtë të jetës së saj. Personaliteti televiziv, 41 vjeç, kohët e fundit dha një intervistë për New York Times, ku mes të tjerash foli dhe për abuzimin e supozuar që pësoi si adoleshente teksa qëndronte në një shkollë në Utah.

“U zgjova në mes të natës nga stafi meshkuj të cilët më futën në një dhomë private dhe më bënë ekzaminime të qafës së mitrës në mes të natës. E privuar nga gjumi dhe me mjekim, nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. U detyrova të shtrihesha në një tavolinë dhe të shtrija këmbët.

Dhe nuk e di se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishte mjek. Dhe ishte vërtet e frikshme dhe është diçka që e kisha mbajtur për vete për shumë vite. Por po kthehet gjatë gjithë kohës tani, dhe unë mendoj për këtë. Dhe tani, duke parë pas si një e rritur, mendoj se kjo ishte padyshim abuzim seksual.

Kjo ishte një përvojë e përsëritur jo vetëm për mua, por dhe për të tjerë,” shtoi ajo.

“Më dhunuan dhe po qaj ndërsa e shkruaj këtë sepse askush, veçanërisht një fëmijë, nuk duhet të abuzohet seksualisht. Më vodhën fëmijërinë dhe më vret kjo po ndodh akoma me fëmijët e tjerë të pafajshëm”, tha tutje Hilton.

/GazetaSinjali/