image Selena Gomez kapet mat në shtëpinë e këngëtarit të njohur

Bota e Yjeve

Showbiz/ Selena Gomez kapet mat në shtëpinë e këngëtarit të njohur

news image

Këngëtarja njëherësh dhe aktorja e njohur me famë botërore, Selena Gomez, prej disa ditësh është duke u përfolur për një lidhje me këngëtarin Niall Horan.

Javën e kaluar, Selena u fotografua shumë pranë këngëtarit në një darkë, teksa burime pranë dyshes treguan se po atë natë, ata u panë duke u puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.

Selena është fotografuar sërish teksa shkonte në shtëpinë e Niallit, e veshur thjeshtë dhe me një qese plot me ushqim.

This image has an empty alt attribute; its file name is 19507998-7555957-Get_together_Selena_Gomez_was_spotted_heading_to_Niall_Horan_s_h-a-28_1570655098974.jpg

Kjo i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për lidhjen e re të këngëtares, e cila duket se i ka bërë gjërat më serioze me ish-pjesëtarin e grupit “One Direction”.

Megjithatë, asnjëri nga artistën nuk është deklaruar në lidhje me shkrimet për ta./Gazeta Sinjali/