image Selakoviq: Mbështetja e Greqisë rreth çështjes së Kosovës e rëndësishme për ne

Rajon

Selakoviq: Mbështetja e Greqisë rreth çështjes së Kosovës e rëndësishme për ne

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka deklaruar se mbështetja e Greqisë rreth siç i quajti ai përpjekjeve për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës është shumë e rëndësishme për Serbinë.

Sipas tij “një mbështetje e tillë nga Greqia mike ka gjithmonë një ndjenjë të veçantë për Serbinë dhe popullin serb”.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi që pati me ambasadorin grek në Beograd, George Diakofotakis me ç’rast tha se Serbia i kushton shumë rëndësi miqësisë dhe bashkëpunimit dypalësh me Greqinë, njofton ministria që drejtohet nga Selakoviq.

Selakoviq tha më tej se mundësia për të konfirmuar këto marrëdhënie dhe për të vazhduar dialogun politik do të jetë vizita e tij zyrtare në Athinë në fillim të javës së ardhshme./GazetaSinjali/