image Selakoviq: Kemi garanci për formimin e Asociacionit, nuk kërkohet njohja e Kosovës për në BE

Politikë

Selakoviq: Kemi garanci për formimin e Asociacionit, nuk kërkohet njohja e Kosovës për në BE

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq për dallim nga përfaqësuesit e lartë në Bashkimin Evropian thotë se Serbisë nuk i kërkohet njohja e Kosovës për t’u bërë anëtare e BE-së.

“Nëse dikush mendon se në atë mënyrë do të na shtyjnë pas murit, na e kthen dorën për të rënë dakord për diçka, duhet ta dijë se edhe ne mund të ndryshojmë mënyrën e sjelljes”, tha ai në një intervistë për “Veçernje novosti”.

Selakoviq tha se kanë marrë garanci “të forta” nga emisarët e ShBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak se ata do të ndikojnë që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

E vetmja gjë që mund të diskutohet është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit”, tha ai.

/GazetaSinjali/