image Sekuestrohet pasuria milionshe e 49-vjeçares nga Fieri

Shqipëri

Sekuestrohet pasuria milionshe e 49-vjeçares nga Fieri

news image

Pasuria e një 49 vjeçarje nga Fieri është sekuestruar pasi që dyshohet se rrjedh nga veprimtari kriminale.

Pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 1.500.00, shkruajnë mediat e Shqipërisë, përcjellë Gazeta Sinjali.

Pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Kuadrati”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 26.11.2020, për vendosjen e sekuestrimit preventive ndaj pasurive të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

U bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.500.000 euro, konkretisht:

Një bar restorant në Skelë, Vlorë; • Një apartament në Vlorë; • Një apartament në Pogradec; • Një automjet tip “Benz”.

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

/Gazeta Sinjali/