12 mijë e 700 euro janë sekuestruar në pikëkalimin kufitar Morinë gjatë kontrollit të një veture, që po e ngiste A.K 34 vjeç.
Gjithashtu në çantën e tij janë gjetur edhe 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zvicerane të cilat nuk ishin deklaruar.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.