image Sekuestrohen dy armë zjarri dhe tri thika, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje

Siguri

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe tri thika, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje

news image

Pesë persona janë shoqëruar në polici, gjatë dy ditëve të fundit, pasi u janë sekuestruar dy armë zjarri dhe tri thika.

Në njoftimin e policisë thuhet se sekuestrimi i armëve është kryer në pesë lokacione të ndryshme në rajonet e Prishtinës.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjetër janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/