image Sekuestrohen 74 mijë euro në Rinas

Shqipëri

Sekuestrohen 74 mijë euro në Rinas

news image

Policia Kufitare e Shqipërisë ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku është proceduar penalisht një 63-vjeçar nga Tunizia, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e rrezikut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

“Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund apo 74 mijë e 345 euro.”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. /Gazeta Sinjali/