image Sekuestrohen 500 kilogramë drogë në Maqedoni, destinacion kishin Kosovën

Rajon

Sekuestrohen 500 kilogramë drogë në Maqedoni, destinacion kishin Kosovën

news image

Policia në Maqedoninë e Veriut ka sekuestruar më shumë se 500 kilogramë marihuanë, në dy aksione të ndara, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, është zbuluar se skema e transportit të drogës ka qenë Kosovë, Maqedoni dhe Greqi, kurse destinacioni përfundimtar ka qenë Turqia.

Sipas mediave vendore, analiza e MPB-së ka treguar se nëse droga do të arrinte në Turqi, çmimi i saj në tregun e drogës do të arrinte 1 milion euro.

“Gjatë ditës së sotme, kundër një personi nga Shkupi do të ngrihet padi penale dhe ai do të sillet para gjykatësit për procedurë paraprake”, tha Toni Angelovski, Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu, policia ka ndërprerë edhe një operacion tjetër për të kontrabanduar marihuanë në Greqi. Në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Armatën, në një fshat afër kufirit me Greqinë, janë arrestuar dy persona ndërsa u janë gjetur 93 kilogramë kanabis.

“Dy persona janë ndaluar. Droga është konfiskuar në afërsi të kufirit jugor në zonën e fshatit Selemri. Gjithashtu, janë realizuar pesë bastisje në komunën e Gjevgjelisë”, pohoi Toni Angelovski, Zëdhënës i Ministrisë së Brendshme./Gazeta Sinjali/