image Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara në Rinas, arrestohet 53-vjeçari

Shqipëri

Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara në Rinas, arrestohet 53-vjeçari

news image

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara, letra për përgatitjen e kartëmonedhave dhe një telefon.

Në njoftimin për mediat, thuhet se u arrestua edhe një 53-vjeçar, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Nga i njëjti burim mësohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë, dyshohet se do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Policia thotë se sekuestrimi i këtyre kartëmonedhave të falsifikuara dhe materialeve të tjera erdhi si rezultat i operacionit policor të koduar “Lastra”, nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Mësohet se gjatë kontrollit nga policia, në bagazhet e 35-vjeçarit u gjet një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Po ashtu, materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”./TCH

/GazetaSinjali/