image Sekreti natyral për ta ndaluar djersitjen e tepërt - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Sekreti natyral për ta ndaluar djersitjen e tepërt

news image

Një prej sikleteve më të mëdha gjatë kohës së ngrohtë është djersitja dhe sidomos për atë njerëz që djersitin shumë, vera është stina e urryer, transmeton Gazeta Sinjali.

Djersitja e tepërt ose hiperhidroza, siç njihet në mjekësi, ka një kurë natyrale dhe mjaft efikase.

Uthulla e mollës njihet si nëna e të gjitha kurave natyrore, kundër të gjitha baktereve dhe aromave. Për lëkurën përdoret me qëllime të ndryshme, por kundër djersitjes së tepërt është një zgjidhje ideale shumë efikase.

Nëse vuan nga djersitja e tepërt në sqetulla, atëherë këshilla më e mirë që ta luani atë pjesë me uthull molle, para se të flesh dhe pasi të zgjohesh në mëngjes, mjafton një shpëlarje me ujë të bollshëm.

Edhe djersitja në shputat e këmbës mund të jenë një problem më vete. Edhe për to, pas larjes më sapun, këshilla është uthull molle.

Nëse je tip që djersin shpesh dhe shumë, atëherë është mirë të pish çdo ditë nga pak uthull molle. Shto 1-2 lugë uthull në një gotë me ujë dhe pije çdo ditë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin