image Sekretarja e LVV-së: Sot bëjmë provat për një protestë të mundshme në rrethana pandemie

Sekretarja e LVV-së: Sot bëjmë provat për një protestë të mundshme në rrethana pandemie

news image

Sekretarja organizative e LVV-së, Vlora Haxhimehmedi, thotë se sot do të organizojnë provën e radhës për një protestë të mundshme në rrethana pandemie.

Sipas saj, kërkesa e qytetarëve për protestë është e madhe.

Postimi i plotë i saj:

Sot prej orës 17:00 organizojmë provën e radhës për një protestë të mundshme në rrethana pandemie. Kur kërkesa për protestë është tejet e madhe për shkak të zhvillimeve në vend, prova si kjo shtojnë kujdesin dhe sigurinë për organizim në të ardhmen.

Meqenëse prova është në përmasa shumë më të mëdha, ne kemi njoftuar me kohë Policinë e Kosovës për këtë performancë. Pra, në mënyrë që mbarëvajtja të shkojë në mënyrë sa më të mirë ne mbajtëm edhe një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, z. Major Musli Salihun së bashku me pjestarë të tjerë me ç’rast i diskutuam të gjitha detajet e kësaj prove.

Pjesëmarrësit në këtë provë do t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Në sheshet Skenderbe, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, do të kemi përgjegjës të cilët do të i udhëzojnë të gjithë aktivistët tanë nëpër pikat përkatëse. I lusim edhe qytetarët që të iu përmbahen udhëzimeve të njëjta, dhe udhëzimeve të policisë që sot do të jetë së bashku me ne në terren.

Me distancë e me masa mbrojtëse do të performojmë në mënyrë paqësore një protestë të mundshme. Shëndeti publik dhe shëndeti i Republikës janë para se të gjithash. /Gazeta Sinjali/