image Sekretarja e Jashtme britanike: Ka prova të forta se Putin është një kriminel lufte

Botë

Sekretarja e Jashtme britanike: Ka prova të forta se Putin është një kriminel lufte

news image

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se ka prova të forta se presidenti rus, Vladimir Putin, është një kriminel lufte.

Ajo këtë e tha pas deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, i cili e përshkroi Putin si një kriminel lufte në një lëvizje që sipas tij, ka gjasa të përshkallëzojë edhe më tej tensionet diplomatike, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

“Ka prova shumë, shumë të forta se krimet e luftës janë kryer dhe se Vladimir Putin qëndron pas tyre”, tha ajo për ‘Ora e Gruas’ në BBC.

Sipas saj, kjo është një çështje e Gjykatës Ndërkombëtare Penale që të vendosë se kush është dhe kush nuk është kriminel lufte.

“Përfundimisht është një çështje e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është dhe kush nuk është kriminel lufte dhe që ne të sjellim provat dhe gjënë më të mirë që mund të bëjmë në këtë moment, që është ajo që po bëjmë “, shtoi ajo.

Ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar po mbledh ato prova në terren për t’u siguruar që Vladimir Putin të mbahet përgjegjës për këto krime.

/GazetaSinjali/