image Sekretari i PD-së: Dy kryebashkiakë të Dibrës me të shkuar kriminale

Rajon

Rajon/ Sekretari i PD-së: Dy kryebashkiakë të Dibrës me të shkuar kriminale

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka thënë se po mblidhen prova për të vërtetuar të shkuarën kriminale të dy kryebashkiakëve të Dibrës.

Bardhi nuk dha emra, por tha se kryebashkiakët janë zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit.

Këto deklarata, sekretari i PD-së i dha në Dibër, ku zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të kësaj force politike.

Në ktë takim, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohëshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.

Mediat në Shqipëri, raportojnë se sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi, tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit./Gazeta Sinjali/