image Sekretari i OKB-së: Bota po përballet me krizën më të madhe që nga Lufta II Botërore

Botë

Botë/ Sekretari i OKB-së: Bota po përballet me krizën më të madhe që nga Lufta II Botërore

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se bota po përballet me krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas tij kërcënimi pandemik për qytetarët e të gjitha vendeve do të sjellë një recesion që nuk mund të krahasohet me të kaluarën e afërt.

Kreu i kësaj organizate, në fillim të raportit të ndikimit socio-ekonomik të COVID-19, tha se ekziston rreziku që kombinimi i vdekshmërisë dhe pasojave ekonomike të kontribuojë në rritjen e paqëndrueshmërisë, trazirave dhe konflikteve, raporton BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Numri i rasteve të konfirmuar me koronavirus në botë tani është afër 860 mijë, me më shumë se 42 mijë vdekje./Gazeta Sinjali/