image Sekretari britanik: Sot nuk do të mund t'i testojmë 100 mijë persona për koronavirus

Botë

Botë/ Sekretari britanik: Sot nuk do të mund t’i testojmë 100 mijë persona për koronavirus

news image

Me shumë mundësi Britania e Madhe nuk do të mund ta arrijë cakun e synuar për testimit të 100 personave për koronavirus brenda një dite.

Por kjo pritet të ndodhë ditëve në vijim, thotë sekretari i Drejtësisë, Robert Buckland, shkruan Sky News.

“Edhe nëse nuk e bëjmë këtë – që ka shumë gjasë të mos ndodhë tash – në ditët e ardhshme do ta arrijmë këtë cak”, ka thënë Buckland.

“Tani po kryejmë mbi 52 mijë testime. Kapacitet po shtohen…Mendoj se ishte e drejtë të vendosej një cak i atill ambicioz. Dhe ndonjëherë edhe kur nuk e arrinë cakun në kohë, gjëja më e rëndësishme është drejtimi se kah shkon”.

Në fillim të prillit, Qeveria e Britanisë së madhe kishte thënë se synon që në fund të muajit të kryejë 100 mijë testime brenda një dite./Gazeta Sinjali/