image Sekretari britanik i Mbrojtjes: Invazioni rus nuk po shkon sipas planit të tyre

Evropë

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Invazioni rus nuk po shkon sipas planit të tyre

news image

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace thotë se ushtria ruse nuk po mundet t’i realizojë planet e saj.

Sipas tij qindra ushtarë rusë kanë humbur, janë kapur nga ukrainasit ose kanë dezertuar dhe kjo është arsyeja se pse ata nuk shihen në terren.

Ai për The Times thotë se intelegjenca britanike posedon informacione se Rusia ka dështuar që në ditën e parë në realizimin e çfarëdo qëllimi.

“Ushtria ruse nuk është e pathyeshme”, tha ai.

/GazetaSinjali/