Sekretari Antony Blinken, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ka thënë Departamenti i Shtetit Amerikan të mërkurën.
Blinken është plotësisht i vaksinuar dhe përforcuar dhe po përjeton simptoma të buta, tha Departamenti i Shtetit.
Ai rezultoi negativ të mërkurën në mëngjes përpara se të dilte pozitiv dhe do të izolohet në shtëpi, tha Departamenti i Shtetit.
Blinken nuk e ka parë Bidenin “personalisht për disa ditë dhe presidenti nuk konsiderohet për një kontakt të ngushtë sipas udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, tha Departamenti i Shtetit.
Biden doli për herë të fundit negativ për Covid-19 të martën, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.