Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të ulin tensionet me Tehranin.
Por, Esper thotë, se nëse Tehrani provokon luftë, SHBA është e gatshme ta përfundojë luftën.
“Nuk po kërkojmë të nisim një luftë me Iranin, por jemi të përgatitur ta përfundojmë një të tillë”, deklaroi Esper.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se vendi i tij dëshiron ulje të tensioneve dhe fillim të bisedimeve për një zgjidhje më të mirë me Tehranin.
Esper theksoi se provat për të justifikuar vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani janë bindëse dhe se trupat amerikane nuk po planifikojnë tërheqje nga Iraku./Gazeta Sinjali/