Sekretari i Mbrojtjes në administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin deklaroi se Washingtoni është i përkushtuar që të mbrojë aleatët e vet. Kjo deklaratë erdhi si pasojë e tensioneve në rritje mes Ukrainës e Rusisë.
“Ne do të mbrojmë, nëse duhet, çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, u tha Austin gazetarëve në selinë e aleancës në Bruksel.
“Nuk ka asnjë arsye, sigurisht, që duhet të vijë ndonjëherë deri këtu – ashtu si nuk ka asnjë arsye që Rusia të pushtojë përsëri Ukrainën”, th ai, duke përmendur aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
“Ukraina nuk kërcënon askënd, e lëre më fqinjët e saj Rusinë, dhe megjithatë kjo është ajo që Moska do të na kërkonte të besojmë, dhe kjo është mënyra se si [Presidenti rus Vladimir] Putin vazhdon të justifikojë mbledhjen e tij të fuqisë së rëndësishme luftarake.”