image Sejdiu për shkarkimin e Osmanit nga pozitat në LDK: Veprim i gabuar

Politikë

Sejdiu për shkarkimin e Osmanit nga pozitat në LDK: Veprim i gabuar

news image

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke folur për shkarkimin e Vjosa Osmani nga pozitat në LDK, ka thënë se ky veprim ishte gabim.

Ai ka deklaruar se shkarkimi i Osmanit nuk i bën nder LDK-së.

Megjithatë, Sejdiu ka shtuar se Osmani ka mundur t’i shmang disa qëndrime dhe veprime të LDK-së, por kjo nuk e arsyeton shkarkimin e saj.

“Shkarkimi i saj pa asnjë debat, nuk i kontribuon situatës brenda LDK. Unë edhe pse jam pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, nuk kam votuar rreth kësaj çështje, është bizare ajo formë e veprimit”, ka thënë Sejdiu në Rtv Dukagjini./GazetaSinjali/