Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë asgjë me vdekjet e fundit në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sejdiu tha se vdekjet e fundit nga koronavirusi janë duke ndodhur në të gjitha rajonet dhe sipas tij vdekje të tilla mund të priten edhe në Kosovë.
“Vdekshmëria nuk është shkas për shkarkimin tim. Vet fakti që në Klinikën Infektive janë 110 pacientë dhe 70 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjen. Atëherë nuk mund të thuhet se dikush ka përgjegjësi për këto vdekje, sepse vdekshmëria është e lartë me këtë sëmundje. Po të krahasohemi me regjionin Kosova ka vdekshmërinë më të ulët”, tha Sejdiu në Dukagjin. /Gazeta Sinjali/