image Sejdiu nuk bën asnjë koment për Mustafën

Kosovë

Sejdiu nuk bën asnjë koment për Mustafën

news image

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sot mbajti mbledhje dy orëshe, nga e cila u vendos që kandidat konsensual për kryetarin e LDK-së, të jetë Isa Mustafa.

Kjo gjë, u hodh poshtë nga disa anëtarë të kësaj partie, mirëpo, ai që nuk dëshiroi të jap asnjë koment ishte Fatmir Sejdiu.
Ai i ka thënë Insajderit, se nuk dëshiron ta komentoj këtë gjë. “Unë nuk kam asnjë koment, nuk dua të komentoj”, është shprehur ai.

Fatmir Sejdiu është shprehur i gatshëm të marr timonin e LDK-së, tash e sa ditë. Ai sot është takuar me kryetarin Isa Mustafa, ku edhe njëherë ia ka shprehur gatishmërinë që të marr përgjegjësi për këtë parti.

As Imri Ahmeti, nuk ka komentuar këtë vendim që u mor sot në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.

Ende nuk dihet se sa kandidatë do të garojnë për të parin e LDK-së, por që, kjo do të bëhet publike sipas tyre, të shtunën më 3 gusht, kur edhe do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.