image Sejdiu i reagon ministrit Latifi: Mjekët po ikin, nuk presin 5-10 vjet

Shëndetësi

Sejdiu i reagon ministrit Latifi: Mjekët po ikin, nuk presin 5-10 vjet

news image

Pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi se mjekësia nuk bëhet brenda natës dhe as nuk pritet të bëhet në dy vjetët e ardhshme, duke theksuar se i duhen 5-10 vjet për të ndryshuar shëndetësinë, ka reaguar kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu, raporton Gazeta Sinjali.

Ai theksoi se duhet të veprohet menjëherë duke u koncentruar në atë se çfarë duhet të bëhet brenda një viti.

Sejdiu përmendi edhe tri arsyet pse po ikin mjekët nga Kosova.

“Tash e katër vjet kemi bë analiza të gjejmë shakun pse po largohet e ardhmja. Një, kushtet e punës, dy- kushtet e avancimit profesional dhe e treta çdoherë paga. Dhe tash e 4 vjet asgjë nuk është bërë”, tha kryetari i OMK-së.

Pleurat Sejdiu theksoi se ikja e mjekëve është shqetësuese duke bërë të ditur se vetëm sivjet 172 mjekë të rinj dhe 60 mjekë me përvojë mbi 20 vjeçare janë larguar nga Kosova.

“Ndërsa, janë edhe 650 mjekë të papunë. Këta mjekë nuk munden me pritë 5-10 vjet”, tha ai.

/GazetaSinjali/