image Avokatja e Arbër Sejdiut: Ai s’e pranon që ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes

Drejtësi

Avokatja e Arbër Sejdiut: Ai s’e pranon që ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes

news image

Avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnora Shefkiu, ka qenë e ftuar në T7, ku foli lidhur nisjen e gjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiu, të cilët akuzohen për vrasjen e Marigona Osmanit.

Ajo tha se Arbër Sejdiu konsideron që kualifikimi ligjor që është bërë mbi barrën e tij, nuk është ai që duhet të jetë.

Sipas Shefkiut, Arbër Sejdiu nuk e pranon që ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “Dhunim” dhe “Vrasje në bashkëkryerje”.

Arbër Sejdiu ngarkohet me dy vepra penale, ndihmë në kryerjen e veprës penale “Dhunimi” dhe “Vrasje në bashkëkryerje”. Arbër Sejdiu për këto kualifikime ligjore është deklaruar i pafajshëm meqë i njëjti konsideron se kualifikimi i cili është bërë në barrë mbi Arbër Sejdiun nuk është ai mendon Arbëri që duhet të jetë… Dispozitivi i aktakuzës thotë që Arbër Sejdiu bashkë me Dardan Krivaqën kanë ndërmarrë veprimë të dy së bashku dhe i kanë shakktuar lëndime trupore, që si pasojë kanë shkaktuar vdekjen e Marigonës. Ndërkohë për veprën e dhunimit, thotë që Arbëri ka krijuar kushte, pra i ka ndihmuar Dardanit që i njëjti të kryejë veprën penale të “Dhunimit”“, tha ajo.

Ajo tha se Arbëri nuk e pranon se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “Vrasje në bashkëkryerje”.

Arbëri nuk pranon që i njëjti ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “Vrasje në bashkëkryerje”, pra sipas Arbër Sejdiut nuk ka marrë asnjë veprim që me veprimet e Arbërit bashkë me Dardanin kishin me i shkaktu vdekjen Marigonës“, vazhdoi Shefkiu.

Ajo e pranoi që para se të nisë seanca, ka diskutuar me klientin e saj, mirëpo nuk tregoi se çfarë kanë folur saktësisht.

“Është e vërtetë që unë e Arbëri kemi diskutu dhe kemi diskutu shumë çështje rreth ngjarjes, kualifikimit ligjor, aktakuzës, provave, gjë për të cilën nuk mundem me tregu se çka kemi diskutu ne të dy në këtë fazë”, tha Shefkiu.

Avokatja e tij, gjithashtu, tregoi se Sejdiu nuk e mohon prezencën e tij në banesën e Krivaqës, gjë që e dëshmojnë edhe kamerat e sigurisë, mirëpo Shefkiu tha se pamjet e kamerave do të shqyrtohen më vonë.

Arbër Sejdiu në deklaratën që e ka dhënë në polici atë ditë që është arrestu, nuk e mohon prezencën e tij në banesën e Dardan Krivaqës, poashtu janë kamerat e sigurisë që janë marrë nga banesa e dardan Krivaqës që dëshmojnë prezencën e Arbërit, por se sa herë ka qenë e në cilat momente ka qenë ato do të diskutohen gjatë shqyrtimin gjyqësor”.

Shefkiu komentoi edhe deklaratën e babait të Marigona Osmanit, që Arbër Sejdiu e Dardan Krivaqa duhet të dënohen me burgim të përjetshëm.

Është normale që familja e Marigonës me kërku dënime maksimale edhe për Arbërin e Dardanin, unë besoj, që nuk do të jenë të mjaftueshme për familjen, për shkak që ata veçse e kanë humb një person të tyre, në mnëyrën qysh e kanë humb është shumë e arsyeshme, por pjesa tjetër i takon gjykatës”.

Shefkiu tha se presin një gjykim të drejtë e të pandikuar.

Do të presim një gjykim të drejtë të pandikuar, dhe pjesën tjetër do ta vlerësojnë trupi gjykues i thirur profesionalisht për me vendos për çështjen, për Arbërin dhe për Dardanin poashtu”. 

/GazetaSinjali/