image Seancë e re për rastin “Monstra”

Rajon

Seancë e re për rastin “Monstra”

news image

Në Gjykatën Penale në Shkup, raportohet se sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës.

I njohur si rasti “Monstra”, ai gjendet në procedurë dëshmie, ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy persona të propozuar nga prokuroria.

Për rastin në fjalë që ndodhi më 12 prill 2012 akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi e Haki Aziri dhe Sami Luta, raporton AlsatM.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski. /Gazeta Sinjali/