image Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së komandant "Ujkut" pritet të mbahet më 15 nëntor

Drejtësi

Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së komandant “Ujkut” pritet të mbahet më 15 nëntor

news image

Ka përfunduar seanca e sotme mbi ecurinë e çështjes mbi ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalën.

Kurse seanca e radhës pritet të caktohet më 15 nëntor. Ndërkaq, në këtë seancë, vet Shala nuk ishte i pranishëm fizikisht, por e ka ndjekur në videolinkun e Gjykatës Speciale.

Kurse, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të dorëzojë dosjen paraprake për rastin e Pjetër Shalës më 28 janar të vitit 2022. Ky vendim është marrë në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara në Hagë, me kërkesë për shtyrje nga ZPS dhe e cila nuk ka hasur në kundërshtim të mbrojtjes.

Kujtojmë se Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

/Gazeta Sinjali/