Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, 4 qershor 2021, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo seancë e cila do të fillojë në orën 10:00 do të ketë dy pika të rendit të ditës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit të Kosovës, nesër do të shqyrtohen propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të datës 2 prill 2021, për formimin e komisioneve parlamentare.
Po ashtu, do të mbahet interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e gjobave për bizneset e prekura nga situata me COVID-19.
Rendi i ditës
5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
6. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”./Gazeta Sinjali/