Së shpejti fillon testimi i vaksinës kundër koronavirusit në Izrael, transmeton Gazeta Sinjali.
Vaksina kundër koronavirusit, për të cilën janë duke punuar shkencëtarët izraelitë, do të jetë e gatshme për testim brenda pak ditëve, por nuk do të jenë në përdorim për shkak të disa procedurave burokratike dhe lejeve që duhet të merren.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kreu i ekipit të shkencëtarëve në Izrael, i cili foli për Times of Israel.
Siç raporton ky portal, instituti shtetëror “Migal Galile”, tash e tre vite është duke punuar në këtë vaksinë që do të mund të përdorej për lloje të ndryshme të viruseve, dhe do të mund të përdorej edhe kundër COVID-19.
Han Kac, anëtar i ekipit të mjekëve ka deklaruar për Times of Israel se kjo vaksinë e re orale kundër koronavirusit, të cilën do të mund të merrnin të rriturit dhe fëmijët, mund të zbut simptomat e virusit dhe ta shndërroj në një “ftohje të lehtë”, e disa madje as që do t’i kishin këto simptoma.
Vaksina do të përmbajë proteina të prodhuara enkas për ta luftuar virusin që shpërtheu në provincën kineze Hubei./Gazeta Sinjali/