image Scott: SHBA inkurajon vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Kosovë

Deklaratë/ Scott: SHBA inkurajon vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

news image

Ambasadori në shkuarje i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, paralajmëroi sot se vendi i tij do të vazhdojë të inkurajojë rifillimin e dialogut.

Ai  gjatë një takimi lamtumirës me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha se Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë e gatshme për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, derisa nga Beogradi pret të ndërmarrë hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve.    

Scott vlerësoi që Beogradi dhe Prishtina nuk fitojnë asgjë nga ngecja aktuale e procesit të dialogut dhe se një zgjidhje do të nënkuptojë një stabilitet më të madh në Ballkanin Perëndimor./Gazeta Sinjali/