Scott Disick që nga ndarja e tij me Sofia Richie, po vazhdon të ketë takime të herë pas hershme.
Ai është parë tashmë në West Hollywood së bashku me një modele bionde, e cila shfaqej plot stil, shkruan Daily Mail.
37-vjeçari shihej të dilte nga një restorant, ndërsa afër tij gjendej edhe bukuroshja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.
Ajo mbante të veshur një fustan me ngjyrë të gjelbër të errët, ku përmes kësaj dukje i theksoheshin linjat trupore.
Ndërkaq, Scott si zakonisht ishe më modest sa i përket veshjes, ndërsa shihej me një bluzë dhe pantallona të thjeshta.
Gjatë këtij muaji, ai është parë në një takim edhe me modelen Bella Banos, në Nobu të Malibusë. /Gazeta Sinjali/