image Boksieri Robin Krasniqi dhe modelja kurorëzojnë martesën në xhami

Bota e Yjeve

Boksieri Robin Krasniqi dhe modelja kurorëzojnë martesën në xhami

news image

Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi disa ditë më parë ka publikuar fotografi me modelen, Marigona Krasniqi, duke njoftuar se janë fejuar.

E pas fejesës, çifti ka përfunduar edhe kurorëzimin. Mirëpo ceremoninë e martesës e kanë mbajtur në xhami.

Këtë e ka bërë të ditur Hoxhë Fadil Musliu, i cili i ka uruar çiftit mbarësi në jetën bashkëshortore.

Sot në xhaminë Mati-1 në Prishtinë, kampioni botëror Haxhi Krasniqi e bëri kurorëzimin sipas parimeve fetare islame. Kurorëzimin e bëri para hoxhallarëve të nderuar: Hoxhë Fadil Musliu Imami i xhamisë, hoxhë Ekrem Avdiu imam nga Mitrovica si dhe hoxhë Xhelal Kaloshi imam në Gjermani. Zoti e bekoftë çiftin e ri dhe ju dhashtë mbarësi në jetën bashkëshortore”, ka thënë hoxha.

/GazetaSinjali/