Deputeti i Bundestagut Gjerman, Andreas Schwarz ka komentuar situatën në veri të Kosovës, një javë pas shënimit të sulmit terrorist nga një grup i nacionalitetit serb, të cilët të armatosur rëndë e të vendosur në Banjskë të Zveçanit, lanë të vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku.
Schwarz po thotë se kjo çfarë po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi po ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.
Për të njëjtën situatë, Schwarz shkroi në platformën “X”, se edhe në Kosovë po përzihet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet”, shkroi ai.
Deputeti gjerman shtoi se është koha që Serbia të udhëzohet qartë nga Bashkimi Evropian.
“Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci!”, shtoi deputeti gjerman, që vjen nga SPD, partia e kancelarit Olaf Scholz.
Schwarz shkroi për këtë, duke shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ai njoftonte se kishte biseduar në telefon me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen, por që i ka kërkuar më shumë ndihmë për t’iu kundërvënë planeve ushtarake të Serbisë.
Was da an der Grenze zum #Kosovo passiert erinnert an die Vorgänge 2022 an der Grenze zur #Ukraine. #Putin mischt sicherlich
— Andreas Schwarz (@Schwarz_MdB) October 1, 2023
mit. #Serbien sollte von der #EU klare Ansagen bekommen. Jetzt geht noch Diplomatie! https://t.co/PK3FipyqET