image Scholz thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor i ka veçanërisht afër zemrës

Evropë

Scholz thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor i ka veçanërisht afër zemrës

news image

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian të premten mbajtën një takim të veçantë në Bruksel.

Në ditën e dytë të samitit në Bruksel, sikur në të parën (të enjten) ku ishin prezentë edhe krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor disa nga udhëheqësit evropianë dhanë zotime të mëdha për mysafirët e një dite më parë.

“Unë i kam veçanërisht afër zemrës gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme që ne të shfrytëzojmë dinamikën e re, e cila do t’i japë atyre forcë të re që të marrin perspektivën e tyre dhe që në të vërtetë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

/GazetaSinjali/