Të premten, forcat ruse lëshuan 76 raketa, sulmi më i madh që nga fillimi i luftës.
“Për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë, rreziku i një përshkallëzimi të mëtejshëm të luftës është i madh. Ne kemi hedhur një themel të fortë kundër përshkallëzimit të një lufte bërthamore. Por kjo nuk e ndaloi Putinin të vazhdonte luftën me brutalitet të pamëshirshëm, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Rusia duhet të kuptojë se kjo nuk mund të vazhdojë. Putini duhet t’i japë fund luftës dhe të tërheqë trupat,” tha në një intervistë të publikuar sot në Süddeutsche Zeitung, kancelari Olaf Scholz.
Qëllimi kryesor i “operacionit special” është nga njëra anë që ta pushtojë plotësisht Ukrainën.
Qëllimi është arritur deri më tani, miliona njerëz janë larguar nga vendi. Pavarësisht sanksioneve dhe protestave që nga 24 shkurti, recesioni në Ukrainë këtë vit është 35%, ndërsa në Rusi është rreth 15%. /abcnews.al