Christian Schmidt, përfaqësuesi i sapoemëruar i komuniteti ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, ka thënë se ka mbaruar koha kur do të ndryshohen kufijtë e Ballkanit Perëndimor.
“Dhe të gjithë ata që fantazojnë që do të ishte mirë të ndryshohen kufijtë dhe fantazojnë të krijojnë shtete të reja, kjo çështje ka mbaruar, është koha që të punojmë për stabilitet dhe të pajtohemi me njerëzit siç janë dhe ta lëmë anash këtë mentalitet”, ka deklaruar ai në Forumin e Dubrovnikut.
Në këtë forum të pranishëm ishin të gjithë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. /Gazeta Sinjali/