Trajneri i Argjentinës ka theksuar se Lionel Messi mund të luajë edhe një Botëror tjetër.
Argjentina arriti ta fitojë titullin e tretë të Kupës së Botës, duke e mposhtur në finale Francën përmes penalltive.
Për Lionel Messin ky sigurisht se ishte trofeu më i çmuar në karrierën e tij, duke e fituar atë të vetmin titull që i mungonte.
Pas ndeshjes, argjentinasi deklaroi se nuk po e mendon pensionimin, dhe se do të vazhdojë të luajë si kampion bote me fanellën e Argjentinës.
Edhe përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni tani ka deklaruar se Messi duhet të jetë edhe në Botërorin e ardhshëm – aty ku ai do të ishte 39-vjeç.
“Messi duhet të jetë edhe në Botërorin e ardhshëm. Për sa kohë që ai dëshiron të vazhdojë të luajë, numri 10 do të jetë gjithmonë i tij“, ka theksuar Scaloni.