Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) kanë thënë se Qeveria nuk ka dashur që të dialogojë me ta për kërkesat që kjo sindikatë ka pasur.
SBASHK thotë se nga Qeveria kanë dashur që të përplasen me sindikatat dhe se kjo dëshirë u është plotësuar.
“Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam”, thuhet në një njoftim për media./GazetaSinjali/