image SBASHK-u paralajmëron greva në tërë sistemin arsimor, shkak planifikimet buxhetore për ligjin e pagave

Kosovë

Komunikatë/ SBASHK-u paralajmëron greva në tërë sistemin arsimor, shkak planifikimet buxhetore për ligjin e pagave

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të bëjë planifikime buxhetore për ligjin e pagave.

SBASHK-u ka njoftuar se nëse Ministria e Financave nuk i bën këto planifikime buxhetore dhe nëse qeveria e përkrahë një ide të tillë atëherë do të mbahen greva në tërë sistemin arsimor.

“Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore  për ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë  në tërë sistemin arsimor  do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë  do të ketë veprime sindikale  dhe grevë në nivel vendi  nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

SBASHK-u i ka bërë thirrje publike Kryeministrit Kurti që në projektligjin e buxhetit 2020 të planifikojë edhe Ligjin e pagave pasi që zbatimin e tij po e presin mijëra punëtorë.

“SBASHK-u  i drejtohet me këshillën publike Kryeministrit Kurti  dhe Qeverisë së Republikës  së Kosovës që  duke planifikuar  Projektligjin për buxhetin e vitit 2020  të mos e harrojnë Ligjin e pagave, implementimin e të cilit më të drejtë e presin  mijëra të punësuar në sektorin publik e mes tyre edhe ata në sektorin e arsimit”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e Arsimit tutje ka njoftuar se e ka ftuar Kryeministrin Kurti në një takim gjatë ditëve në vijim për të sqaruar të gjitha çështjet karshi situatës.

“SBASHK-u me qëllim që çështjet të sqarohen me dialog i ka dërguar kërkesë Kryeministrit Albin Kurti  për takim  në afatin më të afërt të mundshëm, qoftë edhe në ditët e vikendit, ndërsa të hënën do të mbajë takim të jashtëzakonshëm konsultativ lidhur me situatën me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve për të marrë hapa dhe veprime konkrete bazuar  karshi situatës”, përfundon komunikata./GazetaSinjali/