Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i është drejtuar me një letër publike ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, lidhur me shtesat e punëtorëve të arsimit.
Në këtë letër thuhet se nuk janë realizuar shtesat për punonjësit e arsimit, për muajin mars, edhe pse kanë kërkuar dy herë takim me ministrin Murati.
“I nderuari Ministër, z.Murati, ashtu siç iu kemi njoftuar edhe në shkresën e dërguar me 1 prill 2021 dhe 14 prill 2021, shtesat për punëtorët arsimor sipas vendimit të Qeverisë nr. 08/65 i datës 18.02.2021 – pika 8 e këtij vendimi, i cili obligon Ministrinë e Financave,Punës e Transfereve (MFPT) për t’i ekzekutuar këto shtesa, por nuk janë realizuar për muajin mars e njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju”, thuhet në letër.
Letra e plotë:
SBASHK-u i është drejtuar me dy shkresa zyrtare për takim Ministrit të Ministrisë së Financave , Punës e Transferove z .Hekuran Murati dhe pasi nuk morëm përgjigje , po i drejtohemi me këtë letër publike me shpresë se këtë do ta lexojë.
I nderuari Ministër, z.Murati, ashtu siç iu kemi njoftuar edhe në shkresën e dërguar me 1 prill 2021 dhe 14 prill 2021, shtesat për punëtorët arsimor sipas vendimit të Qeverisë nr. 08/65 i datës 18.02.2021 – pika 8 e këtij vendimi, i cili obligon Ministrinë e Financave,Punës e Transfereve (MFPT) për t’i ekzekutuar këto shtesa, por nuk janë realizuar për muajin mars e njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju.
I nderuar Ministër Murati, gjithashtu iu rikujtojmë se muaji prill është muaji kur bëhet ngritja e përvojës së punës për një vit dhe shpresojmë që ne pagat e muajit prill kjo ngritje do të pasqyrohet në listat e pagave.
Po ashtu duke pasur parasysh se jeni edhe Ministër i Punës dhe sipas Ligjit të Këshillit Ekonomik Social (KES) jeni edhe pjesë e këtij Këshilli , që nxit dhe zhvillohen dialogun me sindikatat, edhe një herë me mirësi kërkojmë nga ju që të gjeni kohë e hapësirë në agjendën tuaj e të ulemi e bisedojmë për realizimet e të gjitha obligimeve financiare që ka Qeveria ndaj punëtorëve të arsimit, e në veçanti si çështje urgjente është edhe çështja e mësimdhënësve me sëmundje të rënda, të cilët janë liruar nga puna me pagesë të plotë sipas master-planit të MASHTI-t e aprovuar nga Qeveria me nr. 01/27 i datës 26.08.2020, por që ditëve të fundit kanë filluar që këta punonjës t’i ftojnë për kthim në punë, me arsyetimin se MFPT nuk ia ka bartur mjetet financiare komunave për t’i paguar të punësuarit që zëvendësojnë këtë kategori dhe në pikën 4 të Vendimit të Qeverisë për stafin esencial, të cilën ndonjë DKA mund ta ketë lexuar e kuptuar gabimisht sepse në kohën kur Qeveria e Kosovës po angazhohet të mbroj punëtorët shtatzëna duke i liruar nga obligimi për paraqitje në vende pune, është veprim jo human të kërkohet që punëtorët e sëmurë rënd të kthehen në punë sepse prekja me Covid për ta do të kishte pasoja fatale dhe për këtë dikush duhet të jetë përgjegjës.