image Jasharaj: Greva s'përfundon pa u përmbushur kërkesat, bëmë çmos ta shpëtojmë vitin shkollor

Arsim

Jasharaj: Greva s’përfundon pa u përmbushur kërkesat, bëmë çmos ta shpëtojmë vitin shkollor

news image

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se po hyjnë në grevë të përgjithshme që nga sot.

Jasharaj tha se kërkesë e tyre është ndarja prej 100 eurove, por shteti nuk po i merr parasysh dhe po mundohet të injoroj sindikatat.

“Kërkesa për 100 euro ka rrjedhë sa i përket ligjit të pagave. Nuk kemi shkuar në shuma të tjera. Sepse janë 86 mijë të punësuar në sektorin publik. Do të ishte shenjë simbolike në këtë kohë krizë. Jemi të bindur se shteti do ti ndante 100 euro sepse ka buxhet. Edhe këtij 100 euro shteti i ka thënë jo dhe po mundohet të injorojë kërkesat e sindikatave”.

“Kemi bërë çmos për të shpëtuar vitin shkollor. Kemi kërkuar 100 euro dhe jemi të bindur se qeveria kish mundur t’i realizojë. Po ta kishim ligjin e pagave këto nuk do të bëheshin. Lus qytetarët mllefin që e kanë mos ta orientojnë tek ne po kah qeveria. Dhe kemi hyrë në grevën e përgjithshme por që ishalla nuk zgjat. Kemi bërë rrugëtim 9 muaj me apelin kryeministër plotësoja këtë kërkesë të gjithëve”, u shpreh Jasharaj, përcjell eo.

Në anën tjetër kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme tha se nuk është koha për greva, por për punë.

/Gazeta Sinjali/